E lë të lirë, Reali kërkon 100 milionë euro për Bejlin

Kliko per me shume info

Garet Bejl vlen 100 milionë euro! Mësohet se Reali i Madridit është i gatshëm ta lërë të lirë uellsianin Garet Bejl, vetëm me këtë shifër marramendëse.

Nga Spanja lajmet duken të sigurta se drejtuesit e madrilenëve janë ngopur me problemet e 27-vjeçarit, dhe e kanë vendosur në merkato sulmuesin. Dëmtimet e shpeshta kohët e fundit e kanë detyruar trajnerin Zidan të mos ketë më besim tek aftësitë e lojtarit.

Kliko per me shume info

Mançesteri i Junajtidit ka kohë që qëndron tek dera për shërbimet e uellsianit, ndërsa presidenti Perez duket se do të bindet vetëm nga oferta e duhur, me paratë që të paguhen menjëherë. Bejl erdhi tek Reali në vitin 2013, pas një transferimi rekord për kohën, prej skuadrës së Totenhemit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here