Çështja ‘’Tahiri’’, reagon Zagani: “Do e blej me paratë e mia biletën për të ardhur të dëshmoj kundër Tahirit”

Aktualitet

Një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur nga Dritan Zagani, personi i parë që denoncoi lidhjen e Tahirit me Habilajt.

Ai deklaroi se është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di. “Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë!” ka thënë ai në një intervistë për Faz Nevs. “Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij” ka shtuar Zagani!

Në një përpjekje për të shuar skandalin që shkaktuan deklaratat e tij në 2015 edhe kryeministri Edi Rama e etiketoi me gojën e tij Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafikanëtëve dhe dekonspirues të aksioneve të policisë që duam. Sot rolet kanë ndryshuar. Përgjimet italiane treguan se Zagani i denonconte trefikantët dhe dyshja Rama Tahiri krijonte alibi për ta (shiko videon dhe shkrimin poshtë).

ME TE LEXUARAT