PD-LSI-PR bashkohen kundër Ramës: Të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi

Kliko per me shume info

Ndërkohë që seanca e Kuvendit u ndërpre pas vendimit të kryetarit Gramoz Ruçi dhe do të rinisë në orën 17:00, deputetet demokratë, jo vetem qe nuk do te lene sallen e Kuvendit, por kane bere tashme firmat per perjashtimin e Rames, pas fyerjes qe ai i beri ish-kryeministrit Berisha.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se grupi i PD-së, ashtu si edhe javën e shkuar, kur Ruci përjashtoi liderin demokrat Lulzim Basha, do të qëndrojnë pa lëvizur nga salla e Kuvendit.

Kliko per me shume info

Kështu deputetët e PD-së, do të qëndrojnë në sallë deri në orën 17:00 dhe në rinisjen e seances do të kërkojnë përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Edi Rama, pasi ky ka fyer ish-kryeministrin Berisha.

Mesohet se nderkohe deputetet e PD-se po mbledhin firmat per te kerkuar perjashtimin e Rames per 10 dite nga Kuvendi. “Rama ofendoi Berishen ne menyre te perseritur me fjalor te papranueshem”- eshte argumenti i kerkeses per perjashtimin e Rames.

Deputeteve te PD-se, i eshte shtuar edhe LSI-ja si edhe Mediu.

Kujtojme se gjate kohes se ish-kryeministri fliste ne foltore per projektligjin per pakicat dhe akuzoi se kjo ishte pasoje e luftes mafioze te klaneve ne qeveri, Rama reagoi pa mikrofon nga vendi duke i thene “e dhjeve”.

“Si mund të më ofendojë mua Rama’, tha për mediat ish-kryeministri pasi doli nga seanca.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here