Të gjitha sharjet pa mikrofon në parlament. Çfarë i tha Rama, Berishës

Kliko per me shume info

Seanca e ditës së djeshme në parlament degjeneroi kur Flamur Noka u ngrit në këmbë për t’i kërkuar Gramoz Ruçit që t’i tërhiqte vëmendjen kryeministrit Edi Rama. Deputeti i PD pretendoi se Rama kishte ofenduar pas shpine Sali Berishën, teksa ai po fliste për pr/ligjin për minoritetet.
Gramoz Ruçi nuk ia vuri veshin Nokës. Në të kundërt, e përjashtoi atë nga seanca për bllokim të foltores. Punimet u ndërprenë dhe rifilluan në orën 17.00. Gjatë pushimit kryeministri Rama, i vënë përballë presionit të pyetjeve të gazetarëve e pranoi atë që Ruçi mohoi në Sallë.

“Mund të kem thënë ndonjë gjë nëpër dhëmbë. A s’ju vjen ju t’i thoni njëra – tjetrës ndonjëherë ‘mos ke rrjedhur’? u shfajësua ai duke u përpjekur të relativizojë fyerjet. Panorama ka zbardhur debatin që ndodhi në kuvend, përfshirë pjesët pa mikrofon dhe fyerjet e Ramës që tensionuan situatën.

Kliko per me shume info

SHERRI PA MIKROFON NË PARLAMENT

Vangjel Dule: Projektligji për minoritetet nuk sjell asnjë vlerë të shtuar, por me të rrahim ujin në hava për dy vjet e gjysmë. Përtej frustracioneve të ministrit të Jashtëm, që janë individuale ndaj vendeve të caktuara, por që fatkeqësisht i shndërron dhe në politikë të jashtme në dëm të interesave të vendit…

Edi Rama: Nëse nuk do të të njihja, do mendoja që e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mençur, ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që unë s’i kam thënë kurrë. Apo sa herë përpiqesh që të interpretosh ato që unë them. Ti je një minoritar, por ti nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti, i denjë për të gjithë respektin që ne i kemi dhënë dhe për respektin që i japim edhe me ligjin që kalojmë sot…

(Ramës i mbaron 2 minutëshi i replikës, Ruçi i pret fjalën)

Gramoz Ruçi: Zoti kryeministër, i mbaroi koha replikës.

Sali Berisha: Një ministri që është faktuar si dizastër, dështim i plotë dhe total në këto katër vitet e fundit dhe që tani i duhet një ligj për të thënë që unë kalova ligjin. Ky ligj është burimi i rivalitetit të klaneve mafioze në qeveri…

Edi Rama (pa mikrofon): A ti ke rrjedhur komplet…

(Berisha nuk reagon për ofendimin e Ramës)

Flamur Noka: Zoti kryetar, tërhiqi vëmendjen atij…

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kaloi koha… Fjalën e ka zoti Rrokaj.

Flamur Noka: Tërhiqi vërejtje atij (Ramës), në rast se do të vazhdosh seancën. Më jep fjalën për procedurë.

Gramoz Ruçi: Nuk ka procedurë tani.

Flamur Noka: Nuk e vendos ti kur flasim për procedurë. E përcakton rregullorja, jo ti. Pse ça kujton se je, kryetar kooperative këtu?

Gramoz Ruçi: Fjalën e ka Shezai Rrokaj.

Flamur Noka: Je kryeparlamentar, nuk je xhandar aty…

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, të tërheq vëmendjen… Ulu aty…

Flamur Noka: Më jep fjalën për procedurë, se nuk ka për të fol njeri këtu… Po qe se ky të ka caktuar për xhandar, këtu s’je xhandar. Harroje se do flasë njeri këtu.

(Noka bllokon foltoren)

Gramoz Ruçi: Zoti Flamur, je në kundërshtim me rregulloren. Po pengon deputetin të ushtrojë të drejtën e fjalës. Të tërheq vëmendjen për herë të tretë, zoti Noka.

Flamur Noka: Më jep fjalën për procedurë… Zbato rregulloren.

Gramoz Ruçi: Do detyrohem të marr masën për të të përjashtuar nga seanca. Edhe një herë po të them ulu.

Flamur Noka: Harroje se do më ulësh, më jep fjalën.

Bardh Spahia: Ore zbato rregulloren e Kuvendit, jepi fjalën.

Flamur Noka: Fshije nga mendja që të sillesh kështu me ne. Se të ka vënë ky (Rama) dhe ti kujton se të ka vënë për xhandar. Nuk të kemi frikë as ty, as këtë. O rrugaç.

Edi Rama: Kujt po i thua…?!

Flamur Noka: Ti je rrugaç, je rrugaç komplet… S’të vjen turp.

Gramoz Ruçi: Kur deputeti merr fjalën pa ia dhënë drejtuesi i seancës, pengon diskutantin për të shprehur diskutimet e tij. Pasi të kam dhënë vërejtjen tri herë, të njoftoj masën që përjashtohesh nga seanca.

Lulzim Basha: Ti po shkel rregulloren me sjelljen tënde. More vesh apo ajo?

Flamur Noka-Edi Ramës: Kush je ti ore, kush kujton se je? Ke b*th ti me i mbyll fjalën Sali Berishës ooo??! Ke b*th ti të merresh me Sali Berishën oooo?!!

(Pas ndërprerjes së seancës, Flamur Noka qëndron në sallë, nuk largohet nga Parlamenti. Pas rifillimit)

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, duhet të lirosh sallën.

Flamur Noka: Zoti xhandar, më jep fjalën.

Gramoz Ruçi: Mos e shto zullumin se do thërras Byronë pastaj.

Flamur Noka: Zoti xhandar, më jep fjalën…

Lulzim Basha: Jepi fjalën deputetit.

Gramoz Ruçi: S’ka, lexo nenin 46. Lulzim Basha: Lexo 48-ën. Fjala jepet menjëherë.

Gramoz Ruçi: Lexo 66-ën. Deputeti Noka të lërë sallën.

(Seanca shtyhet në orën 17:00)

Gramoz Ruçi: Të lirojë sallën deputeti Noka.

Flamur Noka: Do ta lë sallën nëse ndëshkohet dhe lë sallën deputeti Rama.

Gramoz Ruçi: Seancën e deklaroj të mbyllur, seanca tjetër hapet të premten, në orën 8:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here