“Jeni bosh lart e bosh poshtë”, Rama shpërthen me akuza ndaj opozitës

Kliko per me shume info

Me akuza të forta në adresë të PD-së dhe opozitës, Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.

“Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për medemek ndalimin e diskutimit që donit. Duke u cjerrë për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu bashkë të kyçur në kornizën e kërkesës suaj, faktikisht ju nuk e bëni dot këtë diskutim.Jeni bërë shëmbëlltyra e shprehjes së famshme, kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për mungesën e saj dhe sa më të paaftë janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e fjalës aq më shumë cirren se i mungon liria. Na keni përfshirë në një kthim tuajin me daulle e krisma në çadrën e konfliktit të sherrit dhe të baltës. Sa më i madh është halli juaj aq më për qejf ju lexoni raportet ndërkombetare për tu treguar shqiptarëve se cfarë mënyre jemi ne shumica e zgjedhur prej tyre, e vërteta është edhe në raport, e shkruar qartë si drita e diellit se në 25 qershor shqiptarët votuan me një qartësi që nuk lë asnjë vend për të diskutuar rezultat, procesi zgjedhor e thotë raporti ishte në përputhje të plotë me rekomandimet dhe standardet”- tha Rama.

Kliko per me shume info

Ai ka akuzuar opozitën se është bosh. “jeni komplet bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh mbrapa’- tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ishte i thellë por edhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirën dhe vullnetin ta lexoje por me keqardhje për ju, ju s’jeni humbësa pse nuk fituat zgjedhjet, ju jeni humbësa se nuk keni as dëshirën dhe as vullnetin për të mos e kthyer edhe leximin e votës së 25 qershorit në një tjetër kapitull të qitapit tuaj të stërvjetër të akuzave, baltës ndaj fituesit të zgjedhjeve, këtë keni bërë tërë jetën ndaj jeni këtu ku jeni të katandisur sic jeni katandisur sot.

PS mori me shume vota se 4 vjet me pare, PD mori shumë më pak se 4 vjet më parë, si rrjedhojë ne kemi ardhur këtu me një ndienjë përgjegjësie më të lartë se kemi më shumë vota, me një vullnet më të mirë për të qeverisur se te ne është investuar më shumë besim dhe me dëshirën për të bashkëpunuar me opozitën se na takon, kurse ju keni ardhur këtu me cadrën tuaj të tvjetër në krahë dhe me të njëjtin avaz akuzash, shpifjesh a balte në gojë, me të njëjtin vullnet destruktiv, me po atë qasje sa negative ndaj vendit aq edhe vetëshkatërruese për ju që për 4 vjet me rradhë ju mbajti peng. Asnjë reflektim, zero, asnjë vizion, bosh. Asnjë program, fushë. Asnjë ide dhe asnjë tingull të ri në këngën tuaj të vjetër shaj e shaj e shaj se dicka do mbetet. me shumë keqardhje e them, zero lidership.

I dashur, mesa duket përgjegjësi është një fjalë e huaj për ju dhe kurrë nuk do ta kuptonit dot domethëniene rëndësinë e saj nëse dy disfata, pa llogarit atë mes të dyjave, nuk ua kanë ndezur llampën e reflektimit në raport me përgjegjësinë që keni si partia e parë e rëndësishme. Përgjegjësi është një fjalë celës për suksesin e cdo ndërmarrje, dhe e cdo klase shkolle por në e patët pasur ndonjëherë këtë celës, e keni humbur prej kohësh dhe bashkë me të aftësinë për të bërë sukses. Dini vetëm të ndërtoni strategji kundër suksesit të të tjerëve.

Mua, ne është e qartë, ska sekret dhe s’është mëkat s’na shqetëson fare fati i PD por na shqetëson fati i opozitës si institucion, ju me tuajat jeni krejt në rregull, se sa herë kapni mikrofon s’lini gjë pa sharë dhe pastaj hidheni përpjetë nëse dikush nëpër dhëmbë ju thotë se keni rrjedhur, fundja edhe këto që flas unë nuk ju duhet, edhe e qeshura juaj, portreti juaj i qetë është shëmbëlltyra më kuptomplotë që të gjitha këto që po them unë janë pa lidhje, se jeni të pafajshëm se jeni të pafajshëm pse shkoni nga disfata në disfatë, që dilni nga ky Kuvend për të bërë revolucion e ktheheni gjithmonë më të pakët, s’është faji juaj që ju, jo ne, por ata që ju votojnë, jo deputetë tanë, po forumet tuaja nuk e kanë dëgjuar një fjalë të vetme reflektimi për cfarë ka ndodhur me PD, qoftë pas zgjedhjeve të 2013, qoftë pas zgjedhjeve të 2015, apo të 25 qershorit, ju skeni faj, jein të pafajshëm, asnjë shenjë përgjegjshmërie, me gjithëse kurrizi po ju rëndohet.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here