Qytetarja denoncon Albtelecomin: Paratë po mi marrin por SMS-të ndërkombëtare nuk dërgohen

Kliko per me shume info

Një tjetër qytetare ka denoncuar kompaninë Albtelecom në lidhje me shërbimin që ajo ofron ndaj qytetarëve shqiptarë. Shtetasja me iniciale B.H, në adresën e Albtelecom, ka shkruar se ka probleme të përsëritura e të pa zgjidhura me dërgimin e mesazheve ndërkombëtare.

“Kam kaq vite qe kam probleme me dergimin e sms nderkombetare me sakte ne Gjermani nderkohe qe rrjeti merr leket por sms nuk shkone askush nga ju nuk i del per zot ketij problemi”, shkruan ndër të tjera qytetarja.

Kliko per me shume info

Denoncimi i qytetares, B.H:
Keni qene nder me te miret por tani jeni bere per tu qare hallin. Nuk eshte cudi qe ju si kompani po shkoni drejt falimentimit. Thjesht po presim daten kur t’ju blej Telekom apo Vodafone. Kam kaq vite qe kam probleme me dergimin e sms nderkombetare me sakte ne Gjermani nderkohe qe rrjeti merr leket por sms nuk shkone askush nga ju nuk i del per zot ketij problemi, e jo vetem nga numri im por nga 3 numra Eagle kam provuar. Per mos te folur per kreditin qe ta vidhni sy per sy

Përgjigja e Albtelecom: Bela Hoxhaj peshendetje! Na vjen keq per opinonin e krijuar por ju sigurojme se Albtelecom eshte transparent ne gjithcka ofron per abonentet.Ju lutem na shkruani numrin tuaj ne inbox ne menyre qe te verifikojme rastin .Mbetemi ne pritje , Ju falenderojme

Përgjigja e qytetares B.H: Kam marre disa here sherbimin 123 dhe askush nuk ka bere gje per kete problem thone se nuk eshte problemi i Eagle dhe ju siguroj se kam provuar nga te pakten dy apo tre numra Eagle e gjithashtu edhe tekniket e IT ne albtelekom jane marre me kete gje e nuk i kane dhene drejtim e sa per kreditin qe mbani eshte ne disa raste te ndryshme. Me i fundit ishte ai i muajt Janar kur ju benit reklame qe aktivizoni nje nga paketat e shuma e lekeve ju mbetet ne llogari gje qe per mua nuk ndodhi e kur mora perseri 123 thane se do e rregullojne por asgje nuk u be. Rasti tjeter ishte gjate kohes ne roaming rrjeti me mbajti 1100 te reja e u desh ta beja problem te madh ne menyre qe te rimbursohesha. Sinqerisht nuk e kuptoj pse mbaj ende numrin Eagle por te jeni te sigurt qe shume shpejt do keni 5 abonente shume te rregullt me pak vetem prej ketyre mashtrimeve

SHARE

1 COMMENT

  1. Eshte e drejte Alb telekomi ben oferta -dhe karta mbaron brenda dites,se marim vesh se si na ikin shumat e lekve,ku dalin e te thon se cdo gje mbaroi,merni mbushje tjeter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here