Mia Khalifa tërhiqet nga pornografia, gjen punë të re

Kliko per me shume info

Ish-ylli i pornografisë Mia Khalifa është tërhequr nga kjo industri pasi ka gjetur një punë të re. 24-vjeçares nga Libani iu deshën vetëm tre muaj që të bëhej super e famshme dhe ishte aktorja më e kërkuar në vitin 2016 në filmat për të rritur.

Megjithatë, ajo ka gjetur një punë të re. Mia ka njoftuar se do të bashkohet me ish-yllin e NBA Gilbert Arenas për të drejtuar një program të përditshëm në kanalin Youtube të revistës “Complex”.

Kliko per me shume info

Atë tashmë do ta shohim në rolin e moderatores në emisionin sportiv.

“I jam shumë mirënjohëse revistës dhe Gilbertit për mundësinë që të jem pjesë e saj”, tha Mia.

24-vjeçarja ishte përballur me shumë kritika dhe polemika për faktin se një vajzë nga Lindja e Mesme kishte zgjedhur të merrej me pornografi. Madje terroristët e Shtetit Islamik e kishin kërcënuar se do ta vrisnin. Edhe në të kaluarën, ish-aktore pornografike pasi janë tërhequr, kanë filluar të angazhohen si moderatore në emisione sportive në Shtetet e Bashkuara./tvklan/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here