Shenjat që tregojnë se puna është duke ju dëmtuar seriozisht shëndetin

Soft

Ndonjëherë stresi në vend të punës është i pashmangshëm, megjithatë është thelbësore të dini s’i ti lehtësoni gjërat sepse vetëm kësisoj mund të jeni më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Pas së gjithash, ndonjëherë njerëzit më shumë shpenzojnë kohë në punë sesa në çfarëdo vendi tjetër, transmeton Telegrafi.

Por, si ta kuptoni nëse puna është duke e dëmtuar seriozisht shëndetin tuaj? Kushtojuni vëmendje këtyre shenjave:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

VAZHDIMISHT PUNONI PAS ORARIT TË PUNËS

Ditëve të sotme është gjë e rrallë të gjeni një punë e cila ju mundëson të dilni me kohë nga zyra çdo ditë. Shumica nga ne duhet të punojmë pas orarit të punës apo të fillojmë më herët orarin për t’i përfunduar të gjitha detyrat e caktuara.

Në fakt, sipas një raporti të Britanisë së Madhe, punëtorët atje tani punojnë deri 9 orë ekstra në javë.

Por, hulumtimet e ekspertëve shëndetësorë tregojnë se orët e gjata në punë e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmeve të trurit, depresionit dhe alkoolizmit.

Gjithashtu ekzistojnë edhe dëshmi se orët e gjata në punë e zvogëlojnë produktivitetin dhe mund të rezultojnë në performancë më të dobët të aftësive njohëse (kognitive), transmeton Telegrafi.

ASNJËHERË NUK NGRITENI NGA TAVOLINA JUAJ

Të gjithë e dimë se të qëndruarit ulur 24/7 është gjë e dëmshme për neve, por fatkeqësisht punët e sotme e kërkojnë një gjë të tillë.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është ndërlidhur me rreziqe të larta të sëmundjeve të zemrës, diabetit, obezitetit, kancerit, depresionit, si dhe problemeve me muskuj e nyej.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që të përpiqeni maksimalisht të qëndroni drejt kur jeni ulur, e gjithashtu çdo 20 apo 30 minuta të ngriteni nga tavolina për të ecur pak.

NUK MUND TË FLINI DUKE MENDUAR PËR PUNËN

Jo vetëm që gjumi ndikon në punën tuaj, por edhe puna mund të ketë ndikim masiv në gjumin tuaj. Shumica e të rriturve kanë nevojë për 7-8 orë gjumë (edhe pse kjo dallon nga personi në person), por nivelet e larta të stresit mund ta pengojnë orarin tuaj të gjumit dhe të shkaktojnë dëme në mirëqenien mendore e fizike.

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm e rritë rrezikun e obezitetit, sëmundjeve të zemrës, infeksioneve dhe kancerit.

ME TE LEXUARAT