Rinis mbledhja për heqjen e imunitetit, prokurori: Kemi dy prova të reja për Saimir Tahirin

Aktualitet

Ka rinisur mbledhja e Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë poër rishqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokurori Besim Hajdarmataj tha se prokuroria ka disa prova të reja për të paraqitur në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorit, bëhet fjalë për akte të reja të administruara në dosje dhe për pyetjen e një personi.

Hajdarmataj theksoi se diten e djeshme jane administruar materiale te reja nga pala italiane ndersa eshte siguruar edhe deshmia enje personi qe eshte pyetur ne cilesine e deshmitarit.

Diten e djeshme Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet vendosi shtyrjen e seances per diten e sotme me qellim per tilene kohe avokateve te Tahirit per te pergatitur mbrojtjen ligjore ne lidhje me akuzat e prokurorise./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT