Prostitucioni në Durrës, arrestohen në flagrancë pas dy muajsh hetime tutorët

Kliko per me shume info

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Iris”, në Durrës, në kuadër të të cilit kanë ndaluar dy gra të akuzuara për “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Janë ndaluar shtetaset: S.S, 57 vjeçe dhe T.T., 49 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Operacioni u finalizua ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore me metoda speciale nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kliko per me shume info

Burime nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm” se të dyja shtetaset janë kapur në flagrancë në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.
Policia thotë gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.
Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetases S.S. parashikuar në nenin 114/1 të Kodit Penal.
• “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here