"Pse u nxituan për të kërkuar arrestimin?", gazetari: Prokuroria i bëri një nder të madh Tahirit

Aktualitet

Kërkesa për kontroll në banesë dhe për arrestimin e Saimir Tahirit u mohua nga Komisioni i Mandateve, por rruga qe ndoqi Prokuroria, sipas Artan Hoxhes eshte nje nder i madh qe i behet ish ministrit.

Duke folur sot ne Opinion ne Tv Klan ai tha se “Prokuroria ka humbur një shans që mund të shkonte shumë më lart se Sajmir Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Duhet ti linte gjykatës ta vendoste arrestimin. Ku çalon puna e prokurorisë? Nëse prokuroria italiane ka hetuar për katër vite, prokuroria jonë nuk e kuptoj dot pse duhet të nxitonte? Duhet ta fillonte me policinë e Vlorës, inspektori atje, drejtori i policisë në Vlorë, Haki Cako që është koka. Opozita ka folur këto ditë për syzet e Tahirit. Aty e kishte prokurori pse nuk e pyeti? Prokuroria i ka bërë një nder të madh Tahirit”- tha gazetari.

ME TE LEXUARAT