“Bomba” e gazetarit: Prokuroria po humb mundësinë për të vënë para drejtësisë ata që kanabizuan vendin

Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Studio e hapur” në “News 24″, ka bërë një deklaratë të fortë, ku nënvizoi se dosja e prokurorisë ka probleme dhe mungesa të mëdha dhe se prokuroria po humb një shans për të vënë para përgjegjësisë ata që kanabizuan Shqipërinë në vitin 2016.

‘Rasti i Tahirit, kam pritur që dosja e tyre të ishte aq e kopsitur që mos kishte njeri të drejtë të bënte pyetje. Kërkesa ka një problem të madh me dosjen, ndryshe nga pritshmëria prokuroria po shpërdoron një mundësi fantastike për të proceduar personat përgjegjës që kanë favorizuar kanabiazimin e vendit ne vitin 2016.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë pasur gjithë kohën e duhur për të provuar që nga implikimi i inspektorëve të policisë në terren, shefat e krimeve, komisariateve deri te drejtori i përgjithshëm Haki Cako. Tahiri ka qenë personi politik, emërimet dhe çemërimet i bën drejtori i përgjithshëm i policisë. S’pashë asnjë material…Po drejtori i qarkut atje çfarë bën? Them për dosjen e organit të akuzës, Tahiri është ish ministri i Brendshëm, kur shkon te Tahiri dhe lë tavolinën pa prekur kushedi se çfarë ndodh…Duhet ta kishte kopsitur dosjen deri sa të paraqitej në Kuvend kishte kohë shumë dhe duhet të kishte një dosje të kopsitur s’duhet të shpejtohej Thotë se e ka nisur në dt 17, dhe në datë 19 ia ka nisur Kuvendit, o zotëri pse nxitohesh?”, tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT