Festonte ditëlindjen, presidenti i Turkmenistanit i bën një dhuratë Putinit (Video)

Bota

Presidenti i Turkmenistanit, Gubanguli Berdimuhamedov i ka dhuruar Putinit për ditëlindje një qenesh të vogël të cilit i ka vendosur emrin Verni.

“Urime ditëlindjen. Ju uroj shëndet, sukses dhe të gjitha të mirat në jetë. Dëshiroj t’ju dhuroj një qenush të racës alabai”, ka thënë Berdimuhamedov të parit të Kremlinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duket se kjo dhuratë i ka pëlqyer presidetnit rus, i cili është ngritur në këmbë dhe ka marrë qenushin për ta ledhatuar.

Kujtojmë se më herët ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i dhuroi një mbulesë për krevat mikut të tij, në të cilën ishte një fotografi e Putinit dhe Berlusconit duke shtrënguar duart.

https://www.facebook.com/riakremlinpool.rianovosti/videos/1568221909911578/

ME TE LEXUARAT