EMRI/ Policia arreston 25-vjeçarin e shpallur në kërkim për "Kanosje" e "Armëmbajtje pa leje"

Aktualitet

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosje” “Armëmbajtje pa leje”, por gjatë kontrollit bashkë me të ka arrestuar edhe shoqëruesin e tij, një adoleshent.

Te dyve gjatë kontrollit u janë sekuestruar drogë dhe armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policise:

Me datë 23.10.2017, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës me objektiv kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, u bë i mundur lokalizimi në rrugën Rrëshen -Bukmirë , dhe kapja e shtetasit në kërkim :

– Erjon Bacaj, 25 vjeç, banues në Lezhë i shpallur në kërkim për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit ” dhe “Kanosje”.

Në momentin e ndalimit, shoqërohej nga shtetasi Bruklind Deda, 18 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë.

Këtyre 2 shtetasve, gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale :

– 1 armë zjarri pistoletë me karikatore me 7 fishekë

– 1 armë gjahu pa leje

– disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva

Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT