Pjesë e Kamzës, futbollisti serb sulmohet nga portieri i Luftëtarit

Kliko per me shume info

Kamza arriti të merrte sot fitoren e parë në kampionat kundër Luftëtarit me rezultatin 1-2 dhe kjo për shkak të një episodi të pazakontë.

Portieri i Gjirokastrës, Aldo Mirako, është bërë protagonist në minutën e 92-të duke u shndërruar në një boksier. Kamza fillimisht kishte marrë avantazhin në minutën e 16-të, por në të 32-ën kishte mbetur me 10 lojtarë.

Kliko per me shume info

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 63-të ç’ka solli që i gjithë ekipi të hidhej në sulm për të marrë 3 pikët. Për habi kjo nuk ndodhi dhe me kalimin e minutave tensioni u rrit tek Luftëtari.
Në minutën e 92-të portieri Aldo Mirako për habi godet me grusht në bark sulmuesin Stefan Raçiç. Serbi shtrihet në tokë dhe kjo situatë nuk i shpëton gjyqtarit i cili barazon forcat në fushë duke e ndëshkuar Mirakën me të kuqe dhe njëkohësisht duke akorduar penallti.
Nga 11-të metrat Raçiç nuk fal dhe i sjell fitoren e parë në kampionat Luftëtarit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here