Seanca nis me përplasje, Basha-Ruçit: Mos i vër kazmën parlamentit. Zbato rregulloren!

Kliko per me shume info

Seanca e kësaj të enjteje ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kujtoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, seancën e javës së kaluar dhe i bëri thirrje “të mos i vërë kazmën Parlamentit”.

Kliko per me shume info

“Ti nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Mësoje këtë, nuk e ke këtë pushtet, s’ta ka dhënë njeri këtë. As nuk mund ta marrësh, nuk mund ta uzurposh, zbatoje rregulloren! Mos i vër kazmën punimeve të parlamentit si javën e kaluar. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, se s’doni të përballeni, por po të them edhe një herë mos i vër kazmën parlamentit, zbato rregulloren! Rregullorja ka disa parashikime se si veprohet për futjen e ligjeve në parlament.”

Basha tha se mazhoranca po përpiqej të shmangte vëmendjen nga çështjet e rëndësishme me anë të trukeve për të shtyrë debatet.

“Marr mundimin të ta them këtë për dy arsye, e para sepse nuk dua që seanca e sotme të degjenerojë si seanca e kaluar për shkak të ndërhyrjes tënde. Dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekjeje sistematike për të devijuar çështje të rëndësishme të aktualitetit me anë të këtyre trukeve.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here