Përplasja fizike live në studio, nisin hetimet edhe për Milaim Zekën

Kosovë&Rajon

Deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë Frashër Krasniqi do të gjykohet në arrest shtëpie pa përplasjes fizike që pati me kolegun e tij të NISM-ës Milaim Zeka në studion televizive të Klan Kosovës. Gjykata themelore e Prishtinës vendosi që ta lirojë Krasniqnin në seancën e dhënies së masës së sigurisë.

Sipas avokatit të tij Tomë Gashi, deputeti i Vetëvendosjes e ka të ndaluar t’i afrohet më pak se 5 metra Milaim Zekës në sallën e Kuvendit dhe jo më pak se 100 metra jashtë sallës. Krasniqi akuzohet për lëndim të lehtë trupor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në krahun tjetër konfirmohet nisja e hetimeve nga policia edhe për deputetin e Nismës Milaim Zeka. Ai akuzohet për kanosje. Shkak janë bërë deklaratat e tij në të njëjtin emision televiziv.

Për të dy deputetët hetimet do të zhvillohen në gjendje të lirë. Pas fyerjeve të shkëmbyera në emision akuzat kanë vijuar edhe jashtë studios. Milaim Zeka është shprehur se pas sulmit të Krasniqit qëndron Albin Kurti i cili po financohet nga Turqia, Rusia e Serbia. Për këtë incident ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka kërkuar hetime të plota dhe zbardhje të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT