Përleshje me thika në Lugano, 3 shqiptarë të plagosur

Aktualitet

Një përleshje masive mes shqiptareve dhe italianeve ka ndodhur në Lugano. Ne perleshje u perfshine dhjetë persona dhe pas perdorimit te thikave gjithcka perfundoi me 7 të plagosur, mes tyre tre shqiptare.

Gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë iu sul me thike disa personave, Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur, shkruan media zvicerane “sda.ch”. Motivet nuk bëhen të ditura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes te plagosurve janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç dhe një 22 vjeçar zviceran.

Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Asnjëri nuk është në rrezik për jetën, thanë nga policia e Tesinit.

ME TE LEXUARAT