"Rrugaç lëre Berishën të flasë!", Ruçi përjashton nga seanca Flamur Nokën
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e Kuvendit deputetin Flamur Noka.
Ndërprerja e fjalës së Berishës nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruci është bërë shkak për sherrin e radhës në Kuvend.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në kohën që Berishës i mbaroi koha teksa fliste per projektlogjin e sjelle nga ministria e Jashtme per pakicat, Ruci i ka hequr fjalën dhe Berisha është ulur në vend.
Deputeti Flamur Noka ka kerkuar ti jepet fjala per procedure, por Ruci ka theksuar se nuk ka fjale për prcedure dhe ka njoftuar deputetin Shezai Rrokaj te marre fjalen ne foltore.
Debati
Ruci: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.
Noka flet nga vendi: Fjalën për procedurë
Ruci: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë
Noka:Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar
Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lerë deputetin të flasë
Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar
Noka-Ramës: Ky ke b*thë ti ti heqësh fjalën Sali Berishës
Ruci: Atehere, te terhoqa tre here verejtjen, po shkel rregulloren, me detyrove te marr mase, je i perjahstuar nga seanca, pushim deri sa te lirosh foltoren.