Përgjimi/ ”50 copë i merr Saimiri, tani do të shkojnë të marrin një 15-she”

Aktualitet

Dy ditë më parë u arrestua në fshatin Babicë për llogari të drejtësisë italiane shtetasi Nezar Seiti, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafikun e narkotikëve të Habilajve.

Seiti u arrestua në operacionin që u finalizua me kapjen e 4 tonëve hashash. Por cili është Nezar Seiti?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai përmendet dhe ka qenë subjekt nën përgjim i Prokurorisë së Katanias për çështjen e trafikut të drogës. Në dosjen voluminoze, Seiti përmendet si një ndër dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Moisi Habilajt, i arrestuar nga autoritetet italiane. Bashkëpunëtori tjetër i ngushtë mësohet të jetë, sipas hetuesve italianë, Miridian Sulaj.

Sulaj dhe Seiti ishin në krye të transfertave që kryheshin nga Shqipëria në Itali, edhe për llogari të Angelo Busacca-s”, shkruhet në faqen 342 të dokumentit të dalë nga Prokuroria e Katanias. Në një bisedë me Sulajn, Seiti thotë se “nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”. Bëhet fjalë për një bisedë të regjistruar në janar të vitit 2017. Materiali ka plot biseda mes tij dhe Moisi Habilajt, të regjistruara kryesisht në një automjet me të cilin lëviznin.

Pergjimi

Në një përgjim të datës 25 janar 2017, Miridiani dhe Nezari flasin për një transaksion dhe përmendet edhe emri i një personi Saimir, që do të merrte një pjesë të mirë të “mallit”.

Nezari: Dje i shkrova Lolos (Florian Habilajt)… më tha 20 copë…30 i bëra unë me Moisun…dhe 20 ti, pastaj Agroni 100. Unë e pyeta “ku do ta çosh?!”…”te Saimiri”…dhe unë aty i thashë: “Jo vlla, jo, nuk marr unë 150 euro për 20 euro, çfarë po thua?”. 50 copë i merr Saimiri, tani do të shkojnë të marrin një 15-she. Unë i thashë se nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne, nuk jam çmendur./panorama

ME TE LEXUARAT