Një tjetër lojë kërcënon përdoruesit e mitur në ‘’FACEBOOK’’, shënohen rastet e para

Soft

Harrohet ‘’Balena Blu’’, tashmë një tjetër lojë kërcënon përdoruesit e saj. Ajo quhet “Sfida 48 orëshe” dhe u drejtohet të gjithë fëmijëve deri në moshën 14-vjeç.

Të gjithë fëmijët që bëhen pjesë e saj, ftohen që të zhduken nga prindërit e tyre. Çdo përmendje si “ i humbur” në rrjetet sociale, rrit pikët e lojës. Ata që marrin pjesë mund t’i rrisin këto pikë duke qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur të fshehur nga familja apo miqtë e tyre të ngushtë.Rasti i parë është raportuar në Irlandë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një nënë nga qyteti Derry është shprehur se fëmija i saj ishte zhdukur për plot 55 orë dhe është gjetur në një qytet tjetër, shumë larg.

“Isha e tmerruar. Kisha frikë mos kishte vdekur, ishte rrëmbyer, apo përdhunuar. Ai mendonte se ishte argëtuese dhe nuk shprehu aspak pendesë kur u mor në pyetje nga policia”, tregoi ajo.

“Sfida 48 orëshe” është e ngjashme me lojën që u përhap në vitin 2015, “Sfida 72 orëshe” e cila ftonte fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.

ME TE LEXUARAT