Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten temperaturat

Aktualitet

Ditën e sotme, moti do të jetë i mirë, duke favorizuar personat që kanë bërë plane.

Sipas parashikimit, moti do të jerë me diell dhe temperatura që do iu shoqërojnë gjatë ditës së sotme. Meteoalb parashikon se mesdita do të kapë temperatura deri në 29 grade celcius.

Parashikimi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E DIEL: Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore – Juglindore të vendit. Mbrëja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.

ME TE LEXUARAT