“Sapo rrotat prekën pistën filloi te dridhej”, panik në avionin me 180 pasagjerë shqiptarë

Kliko per me shume info

“Sapo rrotët e avionit prekën pistën, piloti u detyrua të furnizohej urgjent me gaz. Ai tha se ka shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan në mesin e udhëtarëve pati shumë panik nga dridhjet e forta” .

Ky është rrefimi i shqiptarit Nazmi Ahmeti, i cili ka qenë në avionin e kompanisë Swiss, nisur nga Gjeneva për në Prishtinë.Aeroplani i kompanisë Sëiss është nisur nga Gjeneva për në Prishtinë në orën 6.28 me 180 udhëtarë kosovarë.

Kliko per me shume info

Për shkak të motit me borë që ditën e sotme në Kosovë, pati shumë vështirësi gjatë uljes në Aeroportin e Prishtinës, njofton për albinfo.ch dëshmitari në bordin e avionit.

Në fund për fat gjithçka përfundoi mirë, thote udhetari. Në Kosovë në këto orë po mbretëron mjegull e madhe.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here