Paloka ”sulmon” Ruçin: Kërkoji falje Flamur Nokës

Kliko per me shume info

Zbardhen bisedat e para të mbledhjes me dyer të mbyllura të Byrosë së Kuvendit, aty ku po diskutohet për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetit Flamur Noka, që krijoi rrëmujë sot në sallën e Parlamentit.

Kreu i grupit Palamentar të PD-së, Edi Paloka jo vetëm ka kërkuar të mos dënohet Flamur Noka, por i është drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi me tone të ashpra, duke thënë se duhet t’i kërkojë falje deputetit demokrat.

Kliko per me shume info

Në nisje të mbledhjes, Paloka i ka thënë kryeparlamentarit Ruçi se është pikërisht ai që e ka shkelur rregulloren, ndërsa dënimin e meriton kryeministri Rama.
“Keni shkelur rregulloren, nuk duhet të dënohet zoti Noka, por duhet të dënohet Edi Rama. Duhet t’i kërkoni falje Flamur Nokës”,- ka thënë ai, sië raporton “BalkanËeb”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here