‘’Pallavra kriminelësh’’, Tahiri: Dënoj çdo veprimtari të paligjshme

Aktualitet

Që në nisje të konferencës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cilësoi “pallavra kriminelësh” përgjimet e dala sot në media ku Habilajt përmendnin emrin e tij si personi me të cilin ndanin paratë e drogës.

Tahiri tha se nuk do të rrinte duarkryq por do punote që të zbardhet e vërteta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai pranoi se i kishte kushërinj të dhjetë dhe tregoi gabimin e vetëm që ka bërë.

“I vetmi gabim që kam bërë me ta është se iu kam shitur makinën, mbaj përgjegjësi të plotë për ketë veprim. S’kam pasur asnjë raport aq më pak të paligjshëm me ta. Dënoj çdo veprimtari të paligjshme edhe këta që s’kanë hezituar të përdorin emrin tim. Shpresoj që drejtësia t’i dënojë”,- tha ai.

Tahiri s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të zbardhet e vërteta. “S’kam ndërmend ti shtrij kujt dorën, jam gati për çdo hetim do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund”.

ME TE LEXUARAT