"Operacioni në Vlorë u dekonspirua, rrjedhja e informacionit nga Prokuroria"

Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se operacioni i natës së kaluar në Vlorë është dekonspiruar. Në një lidhje telefonike në News24, Hoxha deklaroi se operacioni nuk përfundoi me sukses të plotë, pasi u kapën 4.5 ton drogë por nuk pati arrestime.

Sipas tij, ka pasur rrjedhje informacioni nga Prokuroria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për ngjarjen e djeshme, operacioni i zhvilluar nga forcat Delta dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur një problematikë. Nuk është arritur sukses i plotë i operacionit, është kapur 4.5 ton drogë por nuk ka të arrestuar. Dyshohet për një rrjedhje informacioni nga Prokuroria”, deklaroi Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

ME TE LEXUARAT