Garda nuk largoi Flamur Nokën nga salla, Ruçi shtyn seancën deri në orën 17:00

Politikë

Shtyhet sërish seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, njësoj si ndodhi edhe një javë më parë.

Pas vendimit të marrë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat Flamur Noka, ai dhe demokratët e tjerë kanë mbajtur të pushtuar foltoren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rinisje të seancës pas 5 minutëshit pushim, Ruçi ka konstatuar se deputeti Noka i përjashtuar nuk kishte dalë nga seanca.

“Në kushte të tilla, jam i detyruar të njoftoj pezullimin e seancës për një kohë të caktuar, seanca rifillon në orën 17:00”- tha Ruçi.

ME TE LEXUARAT