“Kreva marrëdhënie me njerkun e shoqes", rrëfehet 21-vjecarja: Tani kam frikë

Soft

"Jam në hall të madh"- kështu e nis letrën një 21-vjecare në adresë të psikologes së "The Sun".

Vajza 21-vjecare thote se ka kryer marrëdhënia seksuale me ish- të dashurin e mamasë së shoqes dhe tani është lidhur me të, por ka frikë që të tregojë hapur lidhjen me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Letra e 21-vjeçares:

“Jam në hall të madh…

Unë kam një shoqe të ngushtë, e cila është një moshë me mua. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte 12 vjeçe dhe para një viti mamaja e saj e cila është 41 vjeç, krijoi një lidhje me një djalë më të ri se veten, 29 vjeç.

Unë kam shkuar shpesh në shtëpinë e tyre dhe kështu e njoha edhe atë dhe krijova një farë miqësie. Por pas disa muajsh lidhja e tij me mamanë e shoqes time mori fund.

Pas një farë kohe unë isha në një kafe në disa miq, dhe aty erdhi dhe ish-i dashuri i saj. Në fillim me qerasi një pijë e më vonë më ftoi në tavolinën e tij. Filluam të flisnim dhe shkëmbyem edhe numrat e telefonit.

Pas disa ditësh ai më merr në telefon dhe më thotë se donte të më takonte dhe se i kisha ngel fiksim. Në fakt edhe unë e kisha shumë qejf por nuk kisha guxuar ndonjëherë të mendoja ndryshe.

Megjithatë, shkova në kafe, dhe muhabet pas muhabeti, përfunduam duke folur për ne dhe më pas në apartamentin e tij. Bëmë seks sigurisht, dhe ishte një nga eksperiencat më të mira.

Prej asaj periudhe ne jemi bashkë, por e kam shumë problem faktin që takohemi fshehur. Ne e duam njëri-tjetrin por kam frikë që të dal hapur, dhe aq më tepër që t’i them shoqes time qe jam lidhur me ish-të dashurin e mamit të saj.

Si t’ia bej?!”

Përgjigjja e psikologes së “The Sun”

“Ti mendon se e do, por e dashur, seksi dhe të kaluarit një jetë me dikë, nuk janë e njëjta gjë. Nëse ju vërtetë e doni njëri-tjetrin nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të mos qenë bashkë, por sigurohu për atë që ndjen për të dhe po ashtu për ndjenjat e tij përballe teje.

ME TE LEXUARAT