Plagosi me thikë gjyshin e gjyshen, autori shkoi te polici i bankës: I kam vrarë, njofto Policinë

Kliko per me shume info

Një krim i rëndë në familje ndodhi mesditën e djeshme në zonën e “Freskut” në Tiranë. Nipi 19- vjeçar plagosi me thikë gjyshin e gjyshen.

Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Beniamin Kaso. Të plagosurit janë Hajrie Agaj, 70 vjeçe, dhe Shaban Agaj, 80 vjeç, prindërit e nënës së autorit të ngjarjes.

Kliko per me shume info

Policia tha se dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes, 19-vjeçari Beniamin Kaso, ka pranuar krimin, duke thënë se gjithçka ka ndodhur pasi gjyshërit e shanin vazhdimisht dhe ai është ndjerë i fyer.

Ka qenë polici privat i një banke të nivelit të dytë, përballë pallatit ku ndodhi ngjarja, ai që ka bërë neutralizimin e autorit të ngjarjes. Vetë 19- vjeçari, pasi ka plagosur gjyshërit, ka dalë në rrugë dhe i është afruar policit privat.

“Kam vrarë gjyshin e gjyshen. Njofto Policinë”, i ka thënë autori policit. Ky i fundit i ka kërkuar që të qetësohet, duke e futur brenda në bankë dhe e ka mbyllur derën me çelës nga jashtë, në mënyrë që ai të mos largohej. Më pas ka lajmëruar Policinë, që u ka thënë se brenda në bankë kishte izoluar një person që pretendonte se ka kryer vrasje. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.4, që bënë arrestimin e autorit të ngjarjes./Panorama/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here