I riu në Lushnje hakmerret pas ndarjes nga e dashura, i bën “gjëmën” në oborrin e shtëpisë
Një i ri nga qyteti i Lushnjes i cili është ndarë nga e dashura ka gjetur një mënyrë për t’u hakmarrë me të.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, djali ka shkruar me fjalë banale murin rrethues të shtëpisë së vajzës. Por, sapo e ka marrë vesh vëllai i saj ka plasur sherri mes djemve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Një vajzë nga qyteti i Lushnjes është ndarë nga i dashuri i saj. Djali në formë hakmarje ka shkruar murin rrethues të shtëpisë së vajzës me fjalë banale. Ndërkohë sapo e ka marrë vesh vëllai i vajzës ka plasur sherri mes tyre”, tha gazetari./Klan/