‘Lufta bërthamore mund të plasë në çdo moment’, deklarata "bombë" e Koresë së Veriut

Bota

“Arriti pika kulmore, lufta berthamore mund të shpërthejë në çdo moment”, ka deklaruar zyrtarisht Koreja e Veriut permes Zv/ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong.

Mediat e huaja raportojne se deklarata u be mbrëmë në Komitetin e OKB-së për Çarmatim. Sipas tij, Koreja e Veriut është bërë një fuqi e kompletuar bërthamore dhe paralajmëroi se e tërë SHBA-ja është brenda diapazonit qitës së vendit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Derisa nje vend nuk merr pjesë në veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Koresë Veriore, ne nuk do të përdorim apo ta kërcënojmë me armë bërthamore atë vend”, ka thënë Kim.

Këto komente janë të ngjashme me paralajmërimet tjera që Koreja Veriore i ka bërë në disa muajt e fundit teksa tensionet rriten mes vendit të izoluar dhe Administratës së presidentit Donald Trump.

ME TE LEXUARAT