Parashikimi i motit. Cfarë pritet të ndodhë sot pasdite

Soft

Mëngjesi dhe paraditja karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat bregdetare ndërsa moti kryesisht i kthjellët, mbetet dominant në zonat e ulëta dhe ato malore. Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe mëngjesin e së hënës priten shira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në vlerat 3-24°C.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era do vijojë mesatare me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në det gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

ME TE LEXUARAT