Mjekët njoftojnë: Zbardhuesi me klor që mbani në shtëpi është vdekjeprurës

Soft

Të gjithë në shtëpi përdorim zbardhuesin me klor, ndërsa nuk jemi në dijeni për rrezikun që ajo sjell.

Aroma që lëshon ka një ndikim të madh në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe në atë imunitar, duke shkaktuar reaksione alergjike, astmë, autizëm dhe madje edhe kancer.

Nëse keni evidentuar kollitje apo djegie pas përdorimit të tij, këto janë pikërisht shenja të vetive gërryese të këtij përbërësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur kombinohet me amoniak, krijon një gaz vdekjeprurës. Ekspozimi ndaj këtij gazi shkakton simptoma si dhimbje gjoksi, përzierje, kollitje, pneumoni, sy, hundë dhe fyt të acaruar.

Klori është një gaz në temperaturën e dhomës. Duke qenë i tillë, mund të prodhojë një përbërës që shkakton kancerin, abortin, diabetin, infertilitetin, probleme me lindjen, çrregullimet imune etj.

Ai është gërryes ndaj syve, mushkërive, lëkurës dhe organeve të tjera. Oksidimi i klorit mund të zhvillojë acid hipoklorik, i cili është i aftë të shkatërrojë strukturën e qelizës. Klorina e ujit të pijshëm mund të oksidohet me ndotës organikë, duke krijuar substanca kancerogjene.

Klori dhe ujërat e zeza mund të formojnë një kancerogjen të rrezikshëm i cili lidhet me shfaqjen e kancerit të gjirit dhe me abortin te kafshët. Kloridi organik, duke përfshirë klorin, qëndron në mjedis për një kohë të gjatë duke shkaktuar çrregullime hormonale, kancer dhe probleme me riprodhimin.

Kështu, ju sugjerojmë një alternativë më të mirë zbardhuesi që mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbërësit:

¼ filxhan lëng limoni,

1 filxhan peroksid hidrogjeni,

12 gota uji

Udhëzime:

Kombinoni lëngun e limonit me peroksid hidrogjeni dhe ujë. Përdoreni atë si pastrues shtëpiak ose shtoni 2 gota për çdo larje.

 

ME TE LEXUARAT