Përgjimet e italianëve/ A është ky ministri tjetër i lidhur me bandën e Habilajve?!

Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se një deputet i rëndësishëm socialist, drejtues i një qarku që ka prodhuar 8 deputetë për socialistët ka lidhje direkte me Habilajt dhe ky fakt është i dokumentuar në materialet që ai posedon.

Hoxha ka thënë se dosja e tij ka informacione të detajuara mbi përfshirjen e eksponentëve të politikës me vëllezërit Habilaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga një kërkim i thjeshtë në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultoi se i vetmi deputet socialist, i cili është në krye të një qarku që ka prodhuar 8 deputetë socialistë, është Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Nuk dihet lidhja e Gjiknurit me Habilajt, por gjatë fushatës zgjedhore, qarkulluan zëra për financime të dyshimta të Partisë Socialiste, në Qarkun e Vlorës. /Tpz/

ME TE LEXUARAT