Messi tek Mançester Siti? Anglezët ofrojnë 400 milionë euro për argjentinasin

Kliko per me shume info

Messi pritet të shkojë tek Mancester Siti. Sipas së përditshmes iberike “As”, argjentinasi është shndërruar në një objektiv konkret për klubin anglez.

Këta të fundit, duke parë vonesat në rinovimin e “Pleshtit”, po mendon të shfrytëzojë momentin për të tentuar një akord, që në rast realizimi do të ishte spektakolar në nivel mediatik dhe financiar.

Kliko per me shume info

Kur dukej se Leo Mesi do të ndiqte shembullin e Andres Iniestës dhe do të nënshkruante “përjetë” me Barcelonën, mediat spanjolle japin lajmin bombastik.

 

Në fakt, “Qytetarët” duken gati të shpenzojnë plot 400 milionë euro vetëm për të sjellë në “Etihad Stadium” yllin e Barcelonës dhe fakti më interesant i këtij lajmi është se projektin e tyre po planifikojnë ta zbatojnë në merkaton e janarit. Në Angli, sulmuesi do të përqafonte rishtazi Pep Guardiolën, me të cilin realizoi një cikël të jashtëzakonshëm trofesh falë “tiki taka”-s së famshme.

Lajmi i rinovimit të Mesit me katalanasit daton 5 korrik 2017 e megjithatë argjentinasi duket se nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen e re me klubin ku luan prej vitesh. Krerët e Barçës vazhdojnë të trumbetojnë faktin se sulmuesi luan me kontratën e re, por vonesa e firmës, për shkak edhe të bisedimeve me Iniestën, duket se lë të hapur një spirale për Sitin, të cilët, nga përtej La Manshit, kanë nisur të valëvisin një çek 400 milionë euro.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here