Masakra në Lushnje/ ‘’Autorët e krimit takuan kriminelin e njohur’’

Aktualitet

Disa detaje në lidhje me krimin në Lushnje janë zbuluar nga gazetarja Klodiana Lala. Ajo foli për një skandal të Policisë lokale, për neglizhencë dhe mosveprim nga ana e saj.

Gazetarja tha se pak minuta para se të kryenin masakrën, autorët e dyshuar, “Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu janë takuar me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit dhe policia nuk ka ndërhyrë, janë dëshmitarët ata që na kanë telefonuar dhe kanë dhënë informacione duke kërkuar të mbeten anonimë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sipas saj, Policia ende nuk i ka hapur pamjet filmike për të parë nëse ata janë takuar.

ME TE LEXUARAT