Marrëdhënia me Canën, Etrit Berisha: E mora inat

Kliko per me shume info

Fansat nuk ishin të vetmit që reaguan për largimin e Lorik Canës. Ky i fundit bashkë me Etrit Berisha, kanë një raport shumë të afërt me njëri- tjetrin, ndaj dhe reagimi i portierit të kombëtares ishte shumë prekës.

“Kusho, të them të drejtën të pranoja vendimin e tërheqjes tënde nga futbolli ishte i vështirë. Sikur mbaja një lloj inati. Do t’i mbaj me vete kujtimet më të mira. Ishte një lider në fushë dhe vëlla jashtë saj.

Kliko per me shume info

Të falënderoj për gjithçka që ke dhënë dhe për emocionet që na ke sjellë, duke qenë i bindur që do kontribuosh prapë për Kombin tonë”, shkruan Etrit Berisha në rrjetet sociale.
Raporti special mes Berishës dhe Canës u krijua jo vetëm në Kombëtare, po gjithashtu në skuadrën e Lacios ku duhet të ndanin shumë kohë me njëri-tjetrin në grumbullime dhe në stërvitje. Cana e ndihmoi shumë Berishën të përshtatej me realitetin italian.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here