Lushnje, dorëzohet në polici i dyshuari për atentatin e dyfishtë

Aktualitet

Prokurorët e Lushnjes kanë marrë në pyetje shtetasin Julian Sula, i njohur me emrin Juli i Pashkos.

Ai është një nga disa të dyshuarit si të përfshirë në atentatin e pak ditëve më parë, ku mbetën të vrarë dy të rinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime policore thonë se ai është vetëdorëzuar dhe se uniformat blu kanë bërë kontrollet e duhura.

Policia në Lushnje ka shtuar prezencën dhe kontrollet për të kapur dy të akuzuarit kryesorë, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili për atentatin me pasojë vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, si dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ndërkohë, shënjestra e atentatit arriti të shpëtonte./tch

ME TE LEXUARAT