Lotaria, ambasada e SHBA-së: Kujdes nga skualifikimi. Ku s'duhet të gaboni në aplikim

Aktualitet

Ambasada amerikanë në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me lotarinë amerikane DV 2019.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook ambasada bën me dije se një person mund të regjistrohet vetëm një herë si aplikant kryesor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu ambasada sqaron se në rastet e çifteve të martuara, bashkëshorti/ja mund të aplikojë një herë si aplikant kryesor duke përfshirë partnerin ose partneren si edhe fëmijët nën moshën 21 vjeç.

Njoftimi i plotë i ambasadës

Përshëndetje të gjithëve! Ju lutem mbani mend, periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017.

Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t’ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit.

Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017.

Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017.

Lexoni udhëzimet përpara se të aplikoni: https://go.usa.gov/xnruQ. Ende të paqartë? Mos u shqetësoni, tani unë do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja!

ME TE LEXUARAT