Kryprokurori Llalla refuzon të takojë Saimir Tahirin pas arrestimit të Habilajt në Itali

Politikë

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka refuzuar që të presë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ky i fundit i kishte kërkuar takim.

Sipas burimeve të ABC News, shkak i refuzimit të Llallës është bërë axhenda e ngjeshur e kryeprokurorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besohet se Tahiri kishte kërkuar takim me Llallën pas arrestimit për drogë në Itali të Moisi Habilajt, kushëririt të Saimir Tahirit, që është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike.

Një media italiane publikoi sot disa përgjimeve të hetuesve italianë që implikonin ish-ministrin e Brendshëm në trafikun e drogës.

Pas refuzimit të kryeprokurori, Saimir Tahiri ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë shtypi rreth orës 16:00 nga Kryesia e Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë orëve të mëngjesit, Prokurori i Përgjithshëm zhvilloi një takim me kreun e SHISH Visho Ajazi. Nuk dihet nëse në fokus të bisedimeve mes tyre ka qenë arrestimi i Moisi Habilajt.

ME TE LEXUARAT