Lidhja me Klean bëri bujë, Elgiti ‘’sulmon’’ mediat

Showbiz

Elgit Doda ka disa fjalë për mediat në Shqipëri. Pas bujës që u bë për lidhjen e tij me Klean, ai ndihet i zhgënjyer dhe i revoltuar. Përmes një statusi, Elgit Doda thotë se në Shqipëri mjafton të krijosh një lidhje dhe të prodhosh një skandal dhe vendosesh në qendër të vëmendjes.

Postimi i plotë:

Çfarë i duhet arti një artisti?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”.

ME TE LEXUARAT