Lazio dedikim Canës: Faleminderit Lorik!

Kliko per me shume info

Dedikimet për largimin e Canës nga futbollit vazhdojnë. Dy ditë më parë, në stadiumin “Loro Boriçi”, ish- kapiteni i kombëtares shkelmoi për herë të fundit topin në sfidën Shqipëri-Itali duke i dhënë fund karrierës në futbollin e luajtur.

Lajmi për dorëheqjen e kapitenit legjendar ka bërë jehonë edhe në mediat italiane e ato franceze.

Kliko per me shume info

Gjithsesi ajo që ka bërë përshtypje është dedikimi i veçantë i klubit të Lacios në faqen zyrtare në “Facebook” dhe “Instagram”.
“Faleminderit Lorik Cana, ishte nder për ne të të kishim pjesë tonën! Urojmë që e ardhmja të të dhurojë kënaqësi të mëdha”, shkruan klubi italian në “Instagram”.

“111 beteja për të mbrojtur këto ngjyra. Fat i mirë luftëtar!”, shkruan klubi lacial në “Facebook”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here