Lajmi i Fundit/ Tahiri në përgjimet e drogës, Kryemadhi takon Bashën në selinë e PD-së

Politikë

PD dhe LSI në aksion kundër krimit dhe lidhjeve të politikës me trafikantët. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e krydemokratit Basha në Selinë e PD mbrëmjen e sotme.

“BalkanWeb” shkruan se në takimin e nisur në orën 19:45 po diskutohet për tryezën e përbashkët të partive opozitare që pritet të zhvillohet nesër, të cilën Basha e njoftoi gjatë konferencës për shtyp.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krerët e PD dhe LSI po kështu pritet të rakordohen edhe për ecuruinë e aksionit të përbashkët opozitar.

Mësohet se pas këtij takimi, do të ketë edhe një deklaratë për mediat të kreut të PD dhe të LSI.

ME TE LEXUARAT