Krimi i dyfishtë në Lushnje, të afërmit e viktimave: U vranë gabimisht

Aktualitet

Pak ditë pas atentatit ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha në Lushnjë, si dhe u plagosën dy të tjerë, të afërmit e viktimave rrëfejnë për “BalkanËeb” se ata janë vrarë gabimisht.

Gjyshja e Zamir Latifit rrëfen se nuk është vrarë objektivi, por nipi i saj gabimisht. Ndërkohë edhe xhaxhai i Jurgen Hoxhës kërkon drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kërkojmë drejtësi, pasi djali ynë nuk është përfshirë në trafiqe”- tha xhaxhai. Ngjarja ndodhi para 3 ditësh në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje.

Pasi kryen vrasjet autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa kanë djegur edhe mjetin në aksin rrugor Lushnje–Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’. Policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin si autorë të dyshuar.

Policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.

ME TE LEXUARAT