Kreu i Federatës italiane Tavecchio na ka frikën, Duka i uron humbjen

Sport

Në aktivitetin e ekspozimit te kater kupave te organizuar në Teatrin Migjeni të Shkodrës, para ndeshjes Shqipëri-Itali, morën pjesë edhe dy Presidentët e federatave të futbollit.

Carlo Tavecchio, kreu i federatës italiane shqiptarët i quajti miq, që në fushë i ka frikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shqipëria është një komb mik për të cilin kemi shumë respekt…edhe frikë kur jemi në fushën e lojës. Le të fitojë më i miri sonte. Ky është urimi im për sonte!”, deklaroi ai.

Presidenti Duka bëri dy urime dhe i pari ishte i drejtpërdrejtë.

“Është një ndeshje historike për ne. Për herë të parë luajmë kundër Italisë në Shqipëri dhe e bëjmë këtë në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Do të bëja dy urime për sonte; uroj që Italia të humbë ndeshjen dhe në ndeshjen e ardhshme të vijnë me pesë kupa bote në Tiranë në stadiumin tonë të ri, pavarësisht se do të shkojnë në botëror përmes play off-it”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT