Kosovë, seanca e jashtëzakonshme kthehet në debat të jashtëzakonshëm

Kliko per me shume info

Seanca e Kuvendit e thirrur për debatin lidhur me parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021, u përshkrua me akuza e kundër akuza të deputetëve ndaj njëri-tjetrit. E meqenëse debati nga deputetët u fokusua rreth mënyrës se si është zgjedhur Qeveria e vendit, kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar e lëshuan sallën e Kuvendit.

Haradinaj tha se nuk do të qëndrojë të diskutojë për këtë temë dhe se nëse vazhdojnë ta diskutojnë sërish këtë temë ai nuk do të jetë i pranishëm në Kuvend.

Kliko per me shume info

Haradinaj: Nuk iu vi në këtë debat sot e 100 vjet

“Kur kam qenë këtu kam kërkuar debat, ka ardhur propozimi mos me pas debat, ka ndodh si ka ndodh është votu ai propozim. Unë s’kam ardhur për atë debat dhe nuk vi në seancë edhe 100 vjet mbani diskutime. Nuk iu vi se kam qenë këtu kur kam kërkuar debat, keni kërku me u votu. Harrone këtë mos bëni hajgare kërkush. Iu kam dergu programin qeverisës brenda javës. I mire e i keq e keni programin. Kurdo qe jeni të gatshëm më diskutu për programin qeverisës vi dhe iu respektoj….. Sa i përket kësaj teme jeni ka bëni hajgare vazhdoni bëni hajgare”, tha ai.

Ndërsa pati dhe një përgjigje për akuzat lidhur me marrëveshjen me listën serbe.

Haradinaj: S’ka marrëveshje me listen serbe

“Dua vetëm me refletu në marrëveshjet qe po thuhet me listën serbe. Nuk ka marrëveshje tjetër pos bashkëqeverisjes me përgjegjësi, qysh është bërë me çdo parti shqiptare, Nismën, PDK e komunitete. E vetmja marrëveshje që ka Ramush Haradinaj me listën serbe, është që t’i marrim përgjegjësi dhe të punojmë.. Nuk ka një germe të nënshkruar prej Ramush Haradinaj, që turpëron veten, familjen, vendin dhe interesin e Kosovës”, tha ai.

Por debati në kuvend nuk u ndal.

Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca tha se kryeministri Haradinaj po vazhdon t’i shpërfillë deputetët e opozitës dhe me këtë po shpalos mentalitetin politik të tij, që është përcaktuar për ta shkel Kuvendin dhe opozitën ta konsideron si një institucion të pavlefshëm.

Konjufca ndër të tjera akuzoi qeverinë e re se ka shpik ministri vetëm për t’i akomoduar dostat.

Konjufca: Janë shpik ministri me akomodu dosta

“Këtu kemi ministri që janë shpik për me akomodu dosta. Kurse a e keni vërejt një absurd tjetër nga frika se kur të heqin deputete që behën ministra atëherë vijnë në radhë deputet nga parti tjera, PDK është detyruar asnjë deputet të mos e bëjë ministër….Këtu një ministri vetëm për ata që janë të gatshëm të hidhërohen dhe ta vënë në rrezik këtë Qeveri. Për shembull një ministri veç për Rasim Demirin. Ai e lyp një, a po doni me i bë 61 vota, duhet të ma jepni një ministri. Këtu ngritja e një dorë kushton një ministri, në këtë Qeveri, është ajo vota e siguresës që e quaj unë, Teuta Rugova, një ministër për një ngritje dore, eventualisht kur të vjen këtu mocioni i mosbesimit një ditë, edhe nëse u qu diçka në krahë të shmajt Zafir Berisha, megjithatë e kemi Teuta Rugovën, por për këtë kushton një ministri. Definitivisht Qeveri e ndërtuar me pazare të nivelit më të ultë“, tha ai.

Konjufca foli dhe për vizitën e parë të kryeministrit, duke pohuar se vizita e parë e kësaj qeverie ishte në Moskë, jo në Shqipëri.

Konjufca: Kjo Qeveri vizitën e parë e bëri në Moskë, jo në Shqipëri

“Vizita e parë e kësaj Qeverie, logjikisht nuk ka qenë në Shqipëri. Vizita e parë ka qenë në Moskë. Një pjesë e qeverisë, nëse Lista serbe është pjesë e qeverisë, këta ditën dytë kanë shkuar në Moskë. Kanë bërë vizitën zyrtare. E kanë falënderuar Putinin që s’po e njeh pavarësinë e Kosovën dhe janë besatuar me të për të vazhduar këtë rrugë. A Kadri Veseli e akuzojke VV, që po e sjell Serbinë brenda”, tha ai.

E nuk mungoi as reagimi i Veselit, i cili i tha Konjufcës që ai nuk është Zot.

Veseli: O Glauk nuk je Zoti

“O Glauk Konjufca nuk je Zoti, ulu pusho mbaje rregullin, për arsye se nuk je Zoti çdo kujt me ia ba me dorë”, tha ai.

Debat kishte edhe në mes të Veselit dhe shefit të GP të LDK-së, Avdullah Hotit, rreth rregullores së Kuvendit. Hoti i sugjeroi Veselit që ta udhëheq Kuvendin sipas rregullores, sepse për fajin e tij debati po mbahet me tri javë vonesë.

Hoti: Udhëheqni kuvendin sipas rregullores

“Unë kryetar i Kuvendit iu ftoj që ta udhëheqni Kuvendin e Kosovës sipas rregullores, sepse fakti që sot mbas tri jave e mbajmë këtë debat, është për fajin e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.

E krye parlamentari Veseli i tha Hotit se ai nuk po e di rregulloren.

Veseli: S’po e din rregulloren

“Kryetar i grupit, u mytë me këtë rregullore edhe nuk po e din. Pyete akademikun e nderuar Sabri Hamiti, tregon si është rregullorja. Nuk po e din, kemi biseduar një orë në mbledhjen e kaluar, kam respekt për ty, a e ke dëshpërim për shkak të opozitës, por problem rregullore kjo është. Nuk dua as me ul intelektin tënd, të respektoj, por për besë nuk po e din”, tha ai.

Avdullah Hoti tha se në rast se vazhdon që kryeministri të qëndrojë para deputetëve për të dhënë llogari për mënyrën se si është themeluar Qeveria, ata nuk do ta votojnë as marrëveshjen IPA.

Hoti: Ditët i keni të numëruara

“Unë iu them sot publikisht, se nëse ju nuk qëndroni si kryeministër, bashkë me kabinetin qeveritar, para deputeteve për të dhënë llogari për mënyrën si është themeluar Qeveria, si janë arritur ato pazare të ulta, ne grupi jonë parlamentar, nuk do të marrë pjesë në votimin për ratifikimin e marrëveshjes IPA dhe asnjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare, që kërkon 2/3, pra që kërkon votat e opozitës, ky është deklarim publik sepse një shumicë se si është themeluar kjo Qeveri, është plotësisht e varur nga opozita. Ditët i keni të numëruara dhe iu garantoj për këtë“, tha ai.

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi tha se opozita nuk është në gjendje t’i qes kushte Qeverisë.

Krasniqi: Zotni ju s’jeni në pozitë me i qit kushte qeverisë

“Na shantazhuan publikisht, e shantazhuan qytetarin e Kosovës publikisht, se në kundërshtim me traditën politike që ka meritu vlerësim, në gjithë këto vite në Kuvendin e Kosovës pozitë e opozitë, kur është dashur që të mendohet për çështjet që ndërlidhen me të mirën e përbashkët. Këta sot na thanë që kanë me votu dhe kundër programin IPA, marrëveshjen me BE-në, për me i refuzu 71.5 milionë euro të cilat janë të dedikuara për qytetarët e Kosovës… Ne sot e pam një shantazh publik, një kërcënim për krejt qytetarët e vendit tonë nga LDK-ja, që tha ne s’ju votojmë nëse nuk i përmbaheni kushteve që ua qesim ne. Më falni zotni ju jeni opozitë, s’mundeni me i qit kushte Qeverisë, e as shumicën”, tha ai.

E leje për të folur çfarë të duan deputetëve u dha Billall Sherifi.

Sherifi: Folni çka të doni

“Për dallim nga shumë koleg unë po i u them kolegeve të opozitës mos u ndalni t’u fol. Vet fjala parlament vjen prej fjalës parla, me fol bash çka do ju mendoni, përderisa na jepni dhe neve të njëjtën të drejtë që të flasim. Deputetët s’po flas për Qeverinë, se Qeveria është për me punu, jo me fol”, tha ai.

E këtij debati nuk i mungoi as deputeti Milaim Zeka, i cili tha se ka parti politike në këtë kuvend që e kanë synim shkatërrimin e atyre pak institucioneve, të cilat janë ndërtuar.

Zeka: Unë s’jam rrugaç

“Qytetaret e Kosovës, do të shohin se kush ka ardhur këtu me program, me bë edhe luftë qytetare. Kush e din forcën dhe dhunën në vend të fjalës logjikës e kundërshtimit. Të gjitha këto avash avash do të shpalosën në këtë parlament dhe do ta shohin qytetarët e Kosovës kush çka është. Do të ulemi me fakte, dokumente e dosje, e jo me akuza paushallë. I kemi dokumentet bash për ty dhe boss-at e tu që janë takuar në 2004 me 19 shtator me bosat e vet të shërbimit sekret në Beograd. Të gjitha do të ua përplasim një nga një. Unë nuk jam Kadri Veseli, që iu ka kriju me i shkatërru këta këndej. E tash iu keni dal tepricë teknologjike dhe le të iu duron në shpinë. Unë s’kam me iu duru të jeni të bindur. Mua nuk mund të më ndal askush as me dhunë. Unë nuk frikohem. Unë muj tash me ardh me i ra shuplakë Albin Kurtit, por unë nuk jam rrugaç. Albin Kurti i ndërsen zagarët e vet me na mshu neve. Le ta ketë për turp Rexhep Selimi, kur unë ia kam mbrojt familjen dhe ky një zë nuk e ka bërë por ka marrë qëndrim për aktin e poshtër që e ka bërë deputeti juaj”, tha ai.

Ndërsa foli dhe për rrahjen që i ndodhi ditë më parë, nga deputeti i VV-së, duke thënë së atë e rrahu, Albini, Glauku, Albuleha Haxhiu e Rexhep Selimi.

Zeka: Mua më rrahën Albini, Glauku, Selimi e Haxhiu

“Qohu ti Tarak e thujëm mua lopë e çka duash, qohu t’i lirisht e thuam kali, thuam lopë, prej teje nuk fyhna. Frashërit ke me i kërku ti falje në koftë gjallë. Mua më ka rreh Albin Kurti, më ka rreh Glauku, më ka rreh Rexhep Selimi, më ka rreh Albulena Haxhiu, babagjyshin e saj e kam pas idhull, idol. Këta më kanë rreh, unë me karkaleca nuk merrem“, tha ai.

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se në fundament të kësaj qeverie është kontrabanda, dhe se opozita duhet ta kryejnë obligimin e tyre patriotik, duke ia ndërprerë rrugëtimin kësaj Qeverie.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here