Korçë, përdhunohet 20-vjeçarja, i riu i hyn natën në shtëpi

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 20-vjecare është përdhunuar natën, pasi një djalë i ka hyrë me forcë në banesë.

Informacioni i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : David P, 24 vjeç, banues në Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT