‘Konviktorja’ është bërë një problem, gratë e pallatit në “Don Bosko” xheloze në kulm

Soft

Studentet që shkojnë në Tiranë, janë një problem shpesh herë. Një rast është raportuar në emisionin ‘’Aldo Morning Shoë’’.

Një student e cila prej një jave ka marrë një banesë në një pallat në “Don Bosko”, ka shqetësuar gratë e pallateve përreth.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Shoë”, gratë kanë filluar të ankohen se për fqinjen e re e cila sipas tyre del me të brendshme në ballkon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja tha se gratë e pallatit po shqetësohen për bashkëshortët e tyre të cilët herë pas here dalin në ballkon për të pirë cigare dhe shikojne vajzën.

“Disa gra të cilat jetojnë në pallet në hyrje të Don Boskos kanë filluar të ankohen për një fqinje të re, studente e cila ka një javë që ka ardhur dhe del në ballkon me veshje të papërshtatshme dhe nuk dihet nëse këtë e bën me qëllim apo jo. Ajo po xhelozon gratë e pallatit aty të cilat shqetësohen për bashkëshortët e tyre të cilët shohin vajzën me të brendshme”, tha gazetarja./klan

ME TE LEXUARAT