EMRAT/ Kokainë dhe para në serbatorin e makinës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Aktualitet

Policia italiane ka finalizuar një operacion anti-drogë në Bari të Italisë, ndërsa ka arrestuar 5 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Edison Hoxha 30 vjeç dhe Enea Ioannidou 32 vjeç, ky i fundit me banim në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe italianët Giuseppe Lastella 53 vjeç, Francesco Lopez 46 vjeç, Paolo Piemonte 45 vjeç, si pjesë e bandës së trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të makinës, policia arriti të sekuestronte 2,3 kg kokainë që ishte fshehur në serbatorin e makinës si dhe 21,800 euro.

ME TE LEXUARAT