Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut, Këshilli i Mandateve mblidhet sot

Politikë

doshi-frroku15Tom Doshi dhe Mark Frroku janë deputetët e parë pas ndryshimeve kushtetuese, Kodit Penal dhe Rregullores së Kuvendit, që do të vihen përpara votimit të Parlamentit pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tyre.

Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, dy deputetët e Shkodrës duhet të dalin fillimisht përpara Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që është vendosur të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesa për mbledhjen e kësaj strukture është bërë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, në plotësim të kërkesës së rregullores në raste të tilla. Ky këshill drejtohet gjithashtu nga Ilir Meta dhe ka në përbërje 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 opozita.

Rregullorja i jep të drejtë gjithashtu Doshit dhe Frrokut të dalin përpara këtij këshilli, për t’u dëgjuar përpara se kjo strukturë parlamentare të hartojë relacionin që i shkon për votim Kuvendit.

Në kushtet kur i akuzuari i Doshit është vetë kreu i Kuvendit dhe njëkohësisht drejtues i këtij këshilli, pritet të shihet cili do të jetë vendimi i Ilir Metës për të qenë ose jo në krye të Këshillit të Mandateve.

ME TE LEXUARAT